TURIZËM Më shumë

Të Mirat Detare ulin 50% detyrimet për qiramarrësit

Prej tvteuta17:13, 30 Korrik 2020

Ndërmarrja publike “Të Mirat Detare”, me qëllim të zvoglimit të pasojave të rënda ekonomike nga pandemia e koronavirusit, ka sjellur vendim që qiramarrësve të plazheve dhe objekteve të përkohëshme në këtë zonë,  të ju përgjysmojë detyrimin ndaj kësaj ndërmarrjeje, thuhet në njoftim. Gjithashtu, qiramarrësit që kanë aplikuar deri më datë 28 korrik për ndryshim të detyrimeve kontraktuese  dhe moratorium për kontratën e vitit 2020, do të kenë të drejtë në aneks të kontratës për këtë vit në rast të plotësimit të kushteve si më poshtë:

  1. Ta kenë të rrethuar plazhën
  2. Të kenë të vendosura tabelat përkatëse informuese
  3. Të kenë të angazhuar numrin e duhur të shpëtimtarëve
  4. Të kenë siguruar kushtet e duhura sanitare
  5. Të kenë kontratë me ndërmarrjen komunale
  6. Të posedojnë pajisjet e duhura dezinfektuese sipas rregullores përkatëse

 

Banka Qendrore e Malit të Zi ka miratuar sot një paketë të re të masave për të ndihmuar ekonominë nga pasojat e pandemisë, të cilat parashikojnë edhe vendosjen e moratoriumit në kreditë  nga sektorët më prioritarë.  Sipas Bankës Qendrore, këto masa do të plotësojnë ato të paketës së tretë të miratuar nga Qeveria e Malit të Zi. Masat e reja parashohin detyrimin e bankave që të ju mundësojnë shfrytëzuesve moratorium në kthimin e kredive n sektorët e turimit, bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit. Nga Banka Qendrore me këtë rast u kanë bërë thirrje bankave që që të rrisin aktivitet e tyre të kredidhënies.

  • 1

    Radio