Sociale Më shumë

Të dielen premiera e filmit “Innocent souls”

Prej tvteuta16:45, 25 Shkurt 2017

“Innocent souls” mban titullin filmi me metrazh të shkurtër i realizuar nga Gëzim Mavriq dhe nxënësit e gjimanzit privat “Drita” të Ulqinit. Një film i cili për herë të parë në komunën e Ulqinit sjellë tematiken e trafikimit të femrave, të realizuar nga vetë keta nxënës dhe qytetarë të Ulqinit. Në YouTube në kanalin zyrtar të UL-HANGOVER të Gëzim Mavriq  është publikuar edhe traileri i këtij filmi, i cili i plotë do të jetë i gatshëm për shikuesit në premierën e cila do të jepet të dielen me datë 26 shkurt në sallën e Qendrës për Kulturë në  Ulqin në ora 19:00. Gëzim Mavriq për Televizionin Teuta shprehet se bashkëpunimi me këte grup nxënësish erdhi më se i mirëpritur, pasi dëshira për realizimin e një filmi me tematikë të tillë ka ekzistuar që më heret.

Mersida Xhurretoviq dhe Edona Xheladini janë nxënëse  të vitit të tretë, në këtë film kanë rrolin kryesor , atë të dy motrave të cilat janë viktima të trafikimit. Mersida njëherit është edhe skenaristja e “Innocent Souls” . Ajo për Televizionin Teuta shprehet se ideja e realizimit të një filmi mbi këtë tematikë erdhi për arsye të ndërgjegjësimit të shoqërisë mbi atë se me çka përballen femrat kudo në botë.

Gjithçka vjen e realizaur nga nxënës të Ulqinit dhe nga Gëzim Mavriq i cili tashmë njihet që me punën e tij e promovon më së miri çdo pjesë të Ulqinit.

Për më shumë mbi filmin mbetet të mësohet në premieren e tij, të dielen në Qendrën për Kulturë të Ulqinit  në ora 19:00. Puna dhe vullneti mirë i tyre për të bërë art le të shpërblehet me duartrokitjejt e publikut.

  • 1

    Radio