Aktuale Më shumë

Të apasionuarit pas Adës së Bunës i drejtohen Bajraktarit: Po kërcënohet karakteri natyralist dhe nudist i Adës

Prej tvteuta18:30, 24 Gusht 2022

Një grup të apasionuarish dhe vizitoresh shumëvjeçar të Ada së Bunës kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga kryetari i komunës, Omer Bajraktari, me rastin e, siç pretendojnë, shkatërrimit të plotë të turizmit natyralist dhe nudist të kësaj zone.

Në një letër të hapur drejtuar Bajraktarit, ata shprehen se “lokali në plazh, i njohur si “Maestral”, dhe tani “Nova Ada Bojana” është dhënë me qira dhe qiramarrësit e rinj nuk respektojnë asnjë normë ligjore dhe nuk i përmbahen politikës së punës së  së lokaliteteve të tilla”. Ata ankohen se pasditeve dhe në mbrëmje kanë probleme me muzikën e cila kthehet në një zhurmë të fortë gjatë natës, veçanërisht në fundjavë. Vëllimi i muzikës shkon mbi 100 decibel, çka përbën shkelje të madhe të dispozitave të vendimit për zonat akustike, sipas të cilit Ada e Bunës klasifikohet si “zonë e qetë në natyrë”.

Kjo thonë ata është denoncuar disa herë në Policinë Komunale, e cila sipas tyre nuk ka dalë asnjëherë në terren. Kulmi i çdo gjëja thonë at ishte kur u organizua sfilata e rrobave të banjës në plazhin nudist, , ngjarje e cila u shndërrua në festë. Shkelje e vendimit për zonat akustike u raportua disa herë gjatë ngjarjes, por Policia Komunale sërish nuk iu përgjigj thirrjeve – thuhet në letrën drejtuar Bajraktarit, nga i cili presin që të ndërmarrë masa për të mbrojtur Adën e Bunës dhe imazhin e saj për të cilin është punuar me dekada.

  • 1

    Radio