Rajoni/Bota Më shumë

Takimi Brgjanin – Veliu: Bashkëpunimi i shkëqyeshëm të përmirsohet edhe më tej

Prej tvteuta18:36, 29 Qershor 2021

U.d. i drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi Zoran Brdjanin dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Shqipërisë Ardi Veliu u takuan sot në në Shkodër. Drejtuesit e dy policive vlerësuan  marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis policisë malazeze dhe asaj shqiptare në të gjitha fushat, dhe gjatë bisedave shprehën gatishmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Partneriteti është vërtetuar më së miri nga ngjarjet dhe rezultatet e kaluara, dhe kjo mbështetet nga fakti se bashkëpunimi midis dy policive nuk ka munguar gjatë pandemisë, siç dëshmohet nga numri i aksioneve të kryera gjatë kësaj periudhe, veçanërisht të sukseshsëm në luftimin e trafikut të drogës. Brdjanin dhe Veliu ranë dakord që forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar është një mjet i rëndësishëm në adresimin e sfidave të sigurisë dhe takimi i sotëm ishte një mundësi për të planifikuar aktivitetet dhe modelet e ardhshme në përmirësimin e mëtejshëm të veprimit të përbashkët nga policia malazeze dhe shqiptare.

Të dy forcat policore bashkëpunojnë përmes zyrave qendrore kombëtare të Interpolit në Podgoricë dhe Tiranë, por edhe përmes përfaqësuesve në Europol, dhe përmes këtyre kanaleve ata shkëmbejnë informacione operacionale në lidhje me zbulimin, dokumentimin dhe ndjekjen penale të personave nën hetim, veçanërisht anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale nga Mali i Zi, por edhe aktivitete për të luftuar të gjitha format e krimit që prekin të dy vendet. Policia kufitare vazhdon të organizojë patrulla të përbashkëta përgjatë kufirit midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, gjë që provoi të ishte një iniciativë e mirë dhe në periudhën e kaluar u arritën rezultate të lakmueshme në kalimin e përbashkët  kufitar Sukubinë – Muriqan. Në takim u ra dakord që të intensifikohet bashkëpunimi midis dy vendeve në shkëmbimin e të dhënave për aktivitetet dhe identifikimin e grupeve të organizuara kriminale që merren me kontrabandën e migrantëve, pasi rruga tranzitore përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë është kryesisht në pikat kufitare Hani i Hotit dhe Sukubinë. Brdjanin dhe Veliu nënshkruan edhe një Protokoll mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik. Brdjanin vlerësoi pozitivisht gatishmërinë e policisë shqiptare për të marrë pjesë në këtë nismë rajonale dhe për të siguruar mbështetje për policinë malazeze gjatë sezonit turistik, pavarësisht nga rrethanat dhe kufizimet e shkaktuara nga pandemia e kronavirusit. Të dy drejtorët deklaruan se është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi midis Njësisë Kundër Terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi  dhe njësive speciale të Republikës së Shqipërisë.

  • 1

    Radio