Rajoni/Bota Më shumë

Tronditëse! Rrëmbehet dhe vritet një fëmijë 8 vjeç në Fier

Prej tvteuta19:55, 16 Nëntor 2021

Një ngjarje makabër është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Sipas informacionit të dhënë nga policia mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit Klodian Calamani, është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 8 vjeçar .

Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj./Top Channel

 

 

  • 1

    Radio