Muza Competition mblodhi stilist dhe modele të rinj nga trevat shqiptare. Nga Ulqini Mahumudije Nimanbegu

Muza Competition, një konkurs bukurie që ndërthur temat tradicionale dhe moderne, u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Konkursi mblodhi së bashku stilistë të rinj dhe të afirmuar shqiptarë, si dhe të gjithë dashamirët e modës, në përputhje me ceremonitë e shumta të kryeqytetit shqiptar si “Kryeqyteti i Rinisë Evropiane 2022”.

Në këtë event garues nga Ulqini morri pjesë edhe Mahmudije Nimanbegu e cila u prezantua me tematiken e veshjes  “Nusja e motit në ditë të sotit “.

 

Konkursi iu kushtua të rinjve nga mosha 18 deri në 35 vjeç, të ardhur nga të gjitha pjesët shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shërbyer për të nxitur punësimin, ekonominë krijuese, nxitjen e bizneseve fillestare dhe zgjerimin e bizneseve.

Anisa Dudaj fitoi çmimin “Best Designer” në Shqipëri.

Juria e përbërë nga disa figura të njohura të fushës së fashion dhe dizajn-it si Fadil Berisha, Aferdita Onuzi, Emina Çunmulaj, Valdrin Sahiti, Enada At’Nikolla dhe Helidon Haliti përzgjodhën aplikantët më të mirë përgjatë tre fazave të konkursit.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se këto lloj aktivitetesh janë shumë të rëndësishëm për Shqipërinë ku arrihet qëllimi i bashkimit të njerëzve dhe janë pikërisht ajo që i duhet kombit këto ditë.

Vriten dy persona në Tiranë brenda veturës

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjeti tip “Audi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal./Telegrafi

 

 

 

 

Festivali Folklorik i fëmijëve

Në kuadër të 102 vjetorit të Pavarësisë dhe 70 vjetorit të çlirimit, Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë organizon festivalin Mbarëkombëtarë Folklorik për fëmijë, shkruan Shekulli. Në Tiranë do të mblidhën së bashku 14 grupe folklorike dhe rreth 300-400 fëmijë nga të gjitha trevat shqipëtare. Në mesin e tyre bëhet e ditur se do të jetë edhe grupi i fëmijëvë nga Ulqini, të cilët do të japin shfaqje me numrat më të zgjedhur të repertorit të tyre.

  • 1

    Radio