Komuna e Ulqinit me 2 sekretariate të reja: Për Bujqësi dhe ekologji dhe Kulturë e sport

Gjatë intetvistës në emisionin Focus në TV Teuta, kryetari I Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari deklaroi se do te vijë deri te reformimi I administrates, ku do të formohen edhe dy sekretariate të reja: Sekretariati për kulture dhe sport dhe Sekretariati per bujqesi dhe ekologji.

“Keto sekretariate do te mundesojne zhvillimet e metejshe te ketyre fushave”, theksoi Bajraktari.

Flamur Sella-fitues i plaketës për mbrojtje dhe shpëtim

Në fillim të muajit mars Ministria e Punëve të Brendshme ndau çmimet dhe mirënjohjet vjetore për kontributin e jashtëzakonshëm në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Kjo ministri ndau plaket të mbrojtjes dhe shpëtimit, dhjetë fletfalenderime dhe pesë shpërblime me para.

Çmimin më të rëndësishëm, Plaketën për mbrojtje dhe shpëtim e fitoi Flamur Sella, drejtuesi i Sektorit për Punë Operative në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Ulqinit.
Flamur Sella me përvojën e vet 30 vjeçare ka kontribuar në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe në mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit tonë. Së bashku me kolegët e vet janë çdo herë të gatshëm që edhe jetën e vet ta vendosin në rrezik për të mirën e shoqërisë.

“Mali i Zi mund të ketë një kryeministër shqiptar” thotë përfaqësuesi i URA

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, Ilir Harasani shprehet se URA po drejton përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të pakicës e mbështetur nga partitë pro perëndimore.

Kjo strategji, e mbështetur nga i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar pritet t’i japë fund rolit destruktiv të partisë pro serbe Frontit Demokratik, që aktualisht URA e ka aleate në koalicion.

Harasani tha se në marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, nga 7 përfaqësues politikë, 4 janë shqiptarë dhe në këto rrethana nuk e përjashtoi mundësinë që kryeministri i Malit të Zi të jetë për herë të parë një shqiptar.

“Me marrëveshjen që kemi bërë para një jave, mendoj se është një hap i mirë drejt së ardhmes dhe formimi ndoshta i një qeveri të re ku janë pjesë të gjitha nacionalitetet. Nga 7 nënshkruesit kemi serbë, malazez, boshnjak dhe shqiptarë. Nga ajo marrëveshje 4 janë shqiptarë. Në këtë rast, shqiptarëve u jepet mundësia që të kenë së paku 2 ministri dhe kryeministri ndoshta do të jetë shqiptar që është një arritje shumë e madhe”, tha Harasani.

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA u shpreh gjatë intervistës në “Balkan Talks” se ka një konfuzion dhe mosmarrëveshje brenda mazhorancës. Sipas tij kjo ishte e pritshme pasi aleatët e koalicionit kanë ideologji të ndryshme.

“Është një situatë konfuze, në mazhorancë dhe në të gjithë parlamentin e Malit të Zi. Pas një viti e ca muajve nga formimi i qeverisë, ne kemi një mosmarrëveshje mes mazhorancës”, tha ai.

“Merimanga” në aksion nga dita e martë

Prej ditës së martë në  rrugët e Ulqinit është e pranishëm automjeti i specializuar i njohur si “merimanga”.

Kapllan Muça  zëvendësi i kryeshefit të Policisë Komunale  deklaroi për Televizionin Teuta se ky mjet do të intervenojë në bazë të ligjit të komunikacionit i cili është në fuqi, pra do të largojë nga hapësirat publike, parkingjet dhe trotuaret automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.

 

“Çdo qytetar i cili parkohet në kundërshtim me sinjalizim të lejuar në komunikacion  do të gjobitet nga Policia Komunale dhe punonjësit e “Parking Servisit” ,u shpreh Muça.

Besohet se në këtë mënyrë do të përmirësohet situata në komunikacion në territorin e Komunës së Ulqinit.

Merimanga do të veprojë sipas udhëzimeve të Policisë Komunale që punon dhe vepron ne terren.

 

H.Nelaj

NIMANBEGU: POLITIKANËT NUK DUHET TË BARAZOHEN DHE TË NJOLLOSEN PA FAKTE

Gjatë një interviste për TV Teuta  nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegu,  deklaroi se këtë post do ta ushtrojë në emër të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të atyre që e votuan koalicionin “Shqiptarët të vendosur” por, theksoi Nimanbegu “nuk jam deputet I atyre strukturave politke shqiptare të cilat kanë keqpërdorur pozitat e veta dhe për interesa vetjake e kanë djegur votën”.

“Me keqardhje them se subjektet politike shqiptare në parlament janë të përfaqësuar  vetëm me një deputet por kjo duhet të reflektojë tek votuesit se kujt ia kanë dhënë përkrahjen sepse nuk mund te ecim përpara si shoqëri nëse nuk keni kërkesa të qarta, nëse nuk keni qëndrime të qarta, nese nuk keni etike njerëzore,poilitke dhe morale për të përfaqësuar.

Përfaqësimi është besimi që ju jep populli dhe është mëkat I madh që ai besim të keqpërdorohet, por ne këtë besim jemi të vendosur që do ta kthejmë me rezultate”, vlerësoi Nimanbegu.                                                                                                                                         Sa I perket rritjes se numrit te punesimit të shqiptarëve në institucione shtetërore, e cila deri më tani rezulton shumë e ulët, Nimanbegu theksoi se me anë të marrëveshtjes kanë arritur që të kenë një përqindje të pjesëmarrjes se ushtrimit të pushtetit, gjë e cila do të ndikojë në rriten e punësimeve në institucionet shtetërore përmes emërimeve, por do të insistojnë që në çdo institucion publik të rritet dukshëm numri I të punësuarve shqiptarë.                                   Nimanbegu poashtu vlerësoi se tani është mundësia që të realizohen kërkesat e kahmotshme dhe më pas të fokusohen tek problematikat e radhës, duke I ftuar edhe mediat dhe intelektualet që të jenë më të hapur dhe mos të bëjnë barazimin dhe njollosjen e të gjithë politikanëve në mënyrë të përgjithshme:  “Realizimi I kërkesave tona politike do të bëjë që një  seri e problemeve të shumëkohshme kur të zgjidhet do të na jap mundësi që të fokusohemi tek çështjet tjera.

Forca e re demokratike ka pasur momente kur ka pasur shumë më tepër vota, por tani kemi mundësi që të realizojmë kërkesat tona politike në bazë të së cilës edhe jemi themeluar.

Votuesi shqiptarë duhet të ngrisë besimin tek subjektet shqiptare por edhe tek vetvetja, sepse nuk është e mundshme që cdo gjë të zgjidhet nga një subjekt politik dhe nga një individ. Duhet e gjithë shoqëria, mediat por edhe intelektualët të cilët shumë pak ndihen për disa aspekte të politikës, apo kanë frikë me emër ti quajnë ata të cilët ndikojnë negativisht apo pozitivisht në skenën politike shqiptare, por në një mënyrë të përgjithshme I barazojnë të gjithë. Ata duhet të jenë më të hapur, të flasin me emra, me fakte konkrete, sepse njollosja e liderëve politik shqiptarë në afat të gjatë nuk na kontribuon neve kur është pa fakte, por I kontribuon atyre të cilët nuk duan realizimin e qëllimeve tona politike”-deklaroi nënkryetari Nimanbegu.

Nënkryetari Nimanbegu vlerësoi se për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi duhet të veprohet në të gjitha sferat e shoqërisë, duke u fokusuar të gjithë në punën e vetë dhe atë çdo ditë ta punojnë sa më mire që munden sepse vetëm me atë qëndrim dhe ato synime mund të themi se do të përmirësohet pozita e shqiptarëve.

Me sukses u mbajt maratona(VIDEO)

Dje në mënyrë tradicionale, u mbajt Maratona e Pavaresisë Ulqin – Shkoder e cila kishte 22 pjesëmarrës. Kjo maratone mbahet për të tretin vit me rradhë, këtë vitë nisja u bë nga Ulqini ndërsa pritja në Shkodër. Vendin e pare e fitoi Dragolub Koprivica. Karakteristike e maratonës është largësia e dy kalave shekullore, në mes tyre ka 42 kilometra largësi që janë të pershtatëshme për realizimin e një maratone. Hapja e maratonës u bë para ndërtesës së komunës së Ulqinit me fjalën e nënkryetarit të komunës Ardijan Mavriq, dhe kryetarit të këshillit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu. Ndiqni videon ne vazhdim.

 

  • 1

    Radio