Aktivitet i mbajtur në shkollën Boshko Strugar

Parandalimi i sjelljeve të të miturve është aktiviteti i mbajtur në shkollën fillore Boshko Strugar. Përfaqesuesit e shërbimit të policis së Ulqinit, të komunës, të prokurorit themëlor shtetëror, gjygjit, shtëpisë së shëndetit, qendrës për punë sociale u kanë folur fëmijeve mbi këtë çështje që nuk duhet të anashkalohet. Njëra prej vlerësimeve themëlore ishte që vetëm me mënyrë të vazhdueshme dhe aktivitet të përgjithshëm shoqëror mund të ndikohet me efikasitet tek sjelljet e pa pranushme të të rinjve.

Festivali Folklorik i fëmijëve

Në kuadër të 102 vjetorit të Pavarësisë dhe 70 vjetorit të çlirimit, Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë organizon festivalin Mbarëkombëtarë Folklorik për fëmijë, shkruan Shekulli. Në Tiranë do të mblidhën së bashku 14 grupe folklorike dhe rreth 300-400 fëmijë nga të gjitha trevat shqipëtare. Në mesin e tyre bëhet e ditur se do të jetë edhe grupi i fëmijëvë nga Ulqini, të cilët do të japin shfaqje me numrat më të zgjedhur të repertorit të tyre.

Këndi i lojrave për fëmijë

Në hapësirat e Qendrës për Kulturë ka nisur realizimi i projektit Tu Kthejmë fëmijëve këndet e lojrave. Prindërit, qytetarët dhe fëmijet nga Ulqini kanë vizatuar simbolet argëtuese – edukative të fazës së parë të projektit. Sponzor i përgjithshëm është CKB banka si dhe me kontributet e tyre financiare kanë marrë pjesë edhe afaristët e Ulqinit.

  • 1

    Radio