Sporti Më shumë

Suksese të pafund për klubin e kick boxit “Albulena”

Prej tvteuta09:15, 17 Dhjetor 2017

Dy garuesit e klubit të kick boxit “Albulena”, Ardit Astafa dhe Art Ujkashi ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” për të folur për sukseset e arritura në turne të ndryshëm si në vend ashtu dhe jashtë. Ardit Astafa u ndal tek fitorja e fundit të cilën e kishte në turneun në Plevla ku shpallet fitues për kategorinë senion -75 kg. Art Ujkashi gjatë kësaj periudhe pati gjithashtu suksese të shumta të cilat pothuajse në të gjitha rastet dolën në favor të tij, ai ceku garën në “Kupa e çlirimit të Podgoricës” shpallet fitues në dy kategori, në turneun ndërkombëtar në Tivar shpallet fitues i vendit të dytë, në “Kupën e çlirimit të Budvës” fiton vendin e parë, poshtu pati dhe disa turne tjerë me rëndësi për te dhe klubin. Ato njoftuan se garimi për këtë periudhë ka përfunduar dhe lajmëruan që nga muaji shkurt do të fillojnë me garat tjera., Sarajeva është ndër vendet e parë ku do të prezantohen për vitin 2018.

  • 1

    Radio