Ekonomi Më shumë

Stijoviq: Kompania “Plantacionet” në gjendje të rëndë. Dikush duhet të përgjigjet

Prej tvteuta18:39, 3 Shkurt 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijoviq, tha në konferencën e sotme për media se është i befasuar nga situata e keqe në kompaninë “Plantacionet”, për të cilën sipas tij, dikush do të duhet të përgjigjet. Kompania u ka borxh bankave mbi 23 milion euro, furnizuesve gati gjashtë milion euro, kurse punonjësve dhe shtetit rreth 7,4 milion euro. Ministri gjithashtu njoftoi se Plantacionet urgjentisht kanë nevojë për ndihmë prej pesë milion eurosh. Ne besojmë se kjo kompani duhet të mbijetojë, ajo është brendi ynë kombëtare. Është punuar shumë keq dhe një kompania me kaq shumë resurse u hodh në gjunjë dhe pothujase është shkatërruar,” tha Stijoviq. Ai shtoi  se nevojiten zvoglime madhore të kostove dhe i tepricës së të punësuarve. Ministri njoftoi  edhe shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe uljen e numrit të anëtarëve nga 13 në pesë. “Dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi. Ky lloj shkatërrimi i pronës shtetërore nuk do të lejohet,” tha Stijoviq, duke shtuar se ndërsa ai është një ministër, askush nuk do të mbrohet. Lidhur me mënyrën e meaxhimit të kësaj kompanie dhe keqpërdorimet e evidentuara ai paralajmëroi edhe padi penale ndaj personave pergjegjës.

  • 1

    Radio