Aktuale Më shumë

Stano: BE po e ndjek me shqetësim krizën në Mal të Zi

Prej tvteuta20:10, 28 Nëntor 2022

Bashkimi Evropian (BE) po e ndjek me shumë kujdes dhe shqetësim situatën e brendshme politike në Mal të Zi, ky ishte dhe mbetet mesazhi kryesor, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai shtoi se duhet t’i jepet fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizohet situata në vend.

“Insistojmë dhe kujtojmë të gjithë aktorët politikë që të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t’i japin përparësi arritjes së të konsensusit”, tha Stano në konferencën për media. Ai theksoi se sa i përket paketës së energjisë, me të synohet synohet lehtësimi i çmimeve për amvisëritë, përfshirë edhe bizneset e vogla, dhe kjo duhet të reflektohet që në dimërin që po vjen.

  • 1

    Radio