Sociale Më shumë

Spektakël në Ulqin: Nesër zgjidhen Miss&Mister Children Ulqin 2015

Prej tvteuta11:30, 17 Dhjetor 2015

Agjensioni i spektakleve “Albania Event Production” për herë të parë në Ulqin organizon Miss&Mister Children Ulqin 2015. Rreth 60 fëmijë nga mosha 6 deri në moshën 13 vjeçare, vajza dhe djelm janë përzgjedhur nga gjithë shkollat fillore të konkurojnë në këtë event i cili mbështetet nga Komuna e Ulqinit. Me datë 18 dhjetor në orën 19 të gjithë të pranishmit në amfiteatrin e Qendrës për kulturë do kenë mundësi të jenë pjesë e spektaklit ku bukuria dhe talenti i fëmijëve do jetë në qendër të vëmendjes këtë natë plotë surpriza.

Për televizionin Teuta, Albana Çakshiri organizatore dhe moderatore  e këtij evenimenti të rëndësishëm spjegon në hollësi të gjitha detalet e kësaj ngjarje.

Fituesit nga Ulqini do kenë mundësi të marrin pjesë bashkë me fëmijët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, në spektaklin mbarë shqiptar Miss&Mister Children Albania i cili do mbahet me datë 1 qershor në Ditën Botërore të Fëmijëve.

  • 1

    Radio