Aktuale Më shumë

Spajiq: Shteti do t’i mbrojë zyrtarët, do të kërkoj raport urgjent nga Radoviqi dhe Jokoviq

Prej tvteuta12:54, 25 Mars 2024

Kryeministri Millojko Spajiq tha se do të kërkojë një raport të detajuar për sulmin e supozuar ndaj policëve në Berane. Ai tha se shteti do të mbrojë çdo nëpunës civil.

Spajiq në rrjetin X ka thënë se do të kërkojë raport të detajuar nga drejtori i Drejtorisë së Policisë, Aleksandar Radoviq dhe ministri i Bujqësisë, Vlladimir Jokoviq, për detajet e ngjarjeve në Berane.

“Shteti do të mbrojë çdo polic, doganier, inspektor dhe çdo nëpunës civil, sepse vetëm kështu mund të dërgojmë mesazhin se jemi një shoqëri serioze që kujdesemi për njerëzit e saj dhe që nuk do të qëndrojë në rrugën e reformës dhe zbatimit të ligjit. ”, tha kryeministri.

Mediat raportuan se mbrëmë në fshatin Beran të Vinicës, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një polic i cili ka ndaluar një kamion me lëndë drusore të prerë pa leje. Policia e Beranes e ka mohuar këtë për Portalin RTMZ. Siç mësuam, polici nuk ka pësuar lëndime, ndërsa lënda drusore është marrë. Tre persona u ndaluan.

  • 1

    Radio