Aktuale Më shumë

Spajiq kandidat për president?

Prej tvteuta18:29, 25 Janar 2023

Një nga liderët e Lëvizjes “Evropa Tani” (PES), Millojko Spajiq, me shumë gjasa do të jetë kandidati i këtij subjekti politik në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi, të cilat janë caktuar për më 19 mars, ka mësuar “Dan” nga disa burime pranë kësaj lëvizjeje.

Mbrëmë në Podgoricë është mbajtur seanca e Këshillit Komunale të kësaj partie në Podgoricë, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 100 anëtarë dhe disa prej tyre kanë ngritur çështjen e kandidimit të liderit të tyre. Është bërë e ditur se fjalën përfundimtare për këtë duhet ta japë Kryesia dhe Këshilli Qendror.

Në seancën e fundit të këtij organi është folur edhe për kandidatin presidencial dhe atëherë është përmendur emri i Spajiq. Përndryshe, disa ditë më parë ata njoftuan se janë duke hyrë në konsultime lidhur me kandidatin për president.

Tashmë në qarqet politike flitet se nëse “Evropa Tani” do të ketë kandidatin e saj, edhe Mali i Zi Demokratik do t’ua propozojë qytetarëve presidentin Aleksa Beçiq, ndërsa nga Fronti Demokratik kanë thënë jozyrtarisht se  kryetari i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq , mund të jetë kandidati i tyre për president. E gjithë kjo kushtëzohet edhe nga ajo nëse presidenti aktual Millo Gjukanoviq do të kandidojë për një mandat të ri.

  • 1

    Radio