Aktuale Më shumë

Sot deputetët do të diskutojnë për shkarkimin e Beçiqit

Prej tvteuta09:42, 7 Shkurt 2022

Kuvendi i Malit të Zi sot në seancën e jashtëzakonshme do të diskutojë propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq.
Propozimi për shkarkim është nënshkruar nga 38 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate dhe Koalicionet Shqiptar njëzëri.
Në shpjegim thuhet se Kuvendi gjatë mandatit të Beçiqit nuk ka qenë vend i dialogut esencial politik, prandaj nuk ka përmbushur një nga funksionet bazë për të çuar drejt përshpejtimit të rrugës evropiane të Malit të Zi.

  • 1

    Radio