Skocia zgjedh kryeministrin e parë mysliman
Prej tvteuta14:24, 31 Mars 2023

Kryeministri i ri i Skocisë është zgjedhur Humza Yousaf, i cili shkruan historinë pasi është myslimani i parë që mban postin më të lartë në vend.
Në ditën e tij të parë në zyrë, Yousaf me origjinë nga Pakistani ndau një foto duke udhëhequr familjen e tij në falje.
Një anëtar i Partisë Kombëtare Skoceze Jousaf u dallua për angazhimin e tij ndaj drejtësisë sociale, ndryshimeve klimatike, promovimit të barazisë dhe diversitetit.
Ai ka lindur në Skoci, ndërsa prindërit e tij ishin emigrantë që vinin nga Pakistani. 37-vjeçari i cili ka studiuar për shkenca politike ka qene bashkëpunëtor i ish kryeministres e cila u largua nga detyra.
Në Mbretërinë e Bashkuar Jousaf është surpriza e tretë në fushën e politikës për sa i përket prejardhjes, pasi kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak është me origjine nga India, lindur nga dy prindër emigrantë, e po ashtu edhe kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan i cili po ashtu është me origjinë nga Pakistani.