Politikë Më shumë

SINJAL I QARTË

Prej tvteuta10:16, 30 Qershor 2015

Malit të Zi i është dërgua sinjal i qartë se pikërisht ai do të jetë anëtari i radhës  i Aleancës Veri Atlantike dhe  sipas të gjitha gjasave, i vetmi  në të ardhmen e afërt, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja e Moskës, Komerasant, duke shtuar se Podgorica shpreson se kjo nuk do ti përkeqësojë marrëdhëniet me Rusinë. Kjo e përditshme citon burimin diplomatik të një vendi të NATO-s, i cili merret me Ballkanin se Mali i Zi është kandidat ideal dhe se në një të ardhme të afërt asnjë vend tjetër nuk ka shanse reale për anëtarësim. Gazeta po ashtu shkruan, duke u bazuar në burime nga udhëheqja  malazeze, se Podgorica llogaritë se me hyrjen në NATO,  nuk do të prishen marrëdhëniet me Rusinë.

  • 1

    Radio