Aktuale Më shumë

Shkrela pyet për zhdukjen misterioze të Elezoviqit. Axhiq thot se nuk ka bazë për ndjekje penale

Prej tvteuta13:04, 5 Korrik 2022

Gjatë Seancës së posaçme të pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi, deputeti Luigj Shkrela e ka pyetur ministrin e punëve të brendshme Filip Axhiq lidhur me rastin e zhdukjes dhe vdekjes misterioze të funksionerit të lartë policorë, Rudolf Elezoviq.
Shkrela pyeti: “Cilat janë kriterijumet tuaja në përzgjedhjen populliste të përballjes me vrasjet e pazbardhura të cilat kanë ndodhur në shtetin tonë. Në cilën mënyrë e bëni vlerësimin e hetimeve prioritare, dhe a nuk e meritojnë trajtimin e njëjtë të gjitha viktimat dhe të gjithë jetët e njerëzve, nëse jo politikisht, së paku moralisht. A keni informacione se deri ku është arritur me hetimin e zhdukjes dhe vdekjes së kobshme të funksionerit të lartë policorë nga Ulqini, Rudolf Elezoviq”.
Ministri Axhiq pas nje fjalimi të gjatë në tentativë të përgjigjes, e cila nuk kishte lidhje me rastin, në fund me tre rreshta efektiv shkruan: “Theksojmë se pas ndërmarrjes së aktiviteteve nga ana e policisë dhe prokurorisë, si dhe të gjitha ekspertizave të kryera, Prokuroria shtetërore kompetente-Prokuroria e lartë shtetërore, ka vërrtetuar se nuk ka bazë për inicimin e ndjekjes penale kundër cilitdo personi, kur është në pyetje vdekja e nënpunësit policorë Elezoviq”.
Deputeti Shkrela në përgjigjen e ministrit Axhiq reagoi duke i thënë: “Nëqoftë se Ministria resore, në krye të së cilës jeni ju, ka qasje të tillë ndaj funksionerëve të tyre të lartë,të cilët kanë përfunduar në mënyrën si ka përfunduar Rudolf Elezoviq, komenti im është: NO COMENT”.

  • 1

    Radio