Aktuale Më shumë

Shkrela: Abazoviq filloi fushatën zgjedhore të partisë së tij në Amerikë, në llogari të qytetarëve të Malit të Zi

Prej tvteuta15:45, 26 Shtator 2022

Abazoviq e nisi fushatën zgjedhore të partisë së tij në Amerikë, në llogari të qytetarëve të Malit të Zi. Mbi njëqind mijë euro u shpenzuan që kryetari i URA-s, mijëra kilometra larg shtetit të tij, të nisë platformën parazgjedhore të partisë së tij. Ai në mënyrë madhështore nga Uashingtoni dhe Nju Jorku ka postuar PR floskulat për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, URA-s së dobët, si bedemi më I fortë I pushtetit të ardhshëm, mbi tona drogë që gjoja ai I konfiskoi, me disa lloj politikash të gjelbërta të partisë së tij…Po, ky është një marketing legjitim politik, por përderisa financohet nga vetë Abazoviqi ose partia e tij. Përndryshe, paraqet keqpërdorim të madh të parave të shtetit, për qëllime promovuese të një personi.

Sepse, jashtë koordinatave të kota të PR-it, Abazoviq nuk është kurrfarë luftëtari kundër krimit, por ka indikacione të qarta se ai punon për interesat e narko-klanit. Ai është i vetmi kryeministër në Evropë I cili sikurse edhe kriminelët më të këqij, zotëronte një telefon të koduar. Është ai që gjoja shqetësohet për Ukrainën, ndërsa nga ana tjetër bën pakte me mercenarët rusë. Ai është një luftëtar i shoqërisë liberale, i cili ishte një aktor i klerikalizimit të Malit të Zi. Ai është një sforcues  i Vuçiqit, i cili krenohet me atë status dhe abolon shefin e tij për keqbërjet e viteve të nëntëdhjeta, duke e klasifikuar atë si politikan pa hipotekë.

Kurse, sa i përket shkallës së nënçmimit të cilën po ju servon partnerëve të vet politik,  duke u thënë se me 5 vota do të udhëheqë 95 përqind të qeverisë, le të mendojnë ata të cilët hyjnë në aranzhmane të tilla. Për ne ai është një person i pashpresë i prirë ndaj gënjeshtrës patologjike, i cili e ka ulur gjithë narrativën e tij politike në parullën “Nuk kam prova (por mund të gënjej)”.

Luigj Shkrela, deputet i DPS-së në Parlamentin e Malit të Zi

 

  • 1

    Radio