Sociale Më shumë

Shkrela kërcënohet dhe fyhet në bazë nacionale

Prej tvteuta13:03, 16 Shkurt 2017

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe kryetari i Këshillit Administrativ Luigj Shkrela, ka deklaruar se dje gjatë trazirave në korrdorin e Kuvendit të Malit të Zi, është kërcënuar dhe fyer brutalisht mbi baza nacionale dhe personale nga deputeti i Frontit Millan Knezheviq, të cilit pak kohë më parë deputetët kishin votuar për heqjen e imunitetit.

Shipas Shkrelës, Knezheviq e kishte kërcënuar se do tia thente edhe këmbën tjetër, si dhe i kishte sharë nënën shqiptare. Përveç kësaj, në korridor pati edhe incidente tjera, ku si pasojë deputetja e Frontit Marina Joçiq u detyrua të paraqitet në polici pasi kishte goditur me shpullë kolegen nga Partia Demokratike të Socialistëve Marta Shqepanoviq. Pas përfudimit të seancës, deputetëe Mandiq dhe Knezheviq thanë se arrestimin do ta presin në Kuvend, por ndërkohë Prokurori i Lartë Ivica Stankoviq dhe direktivë ndaj tyre të mos merret masa e paraburgimit.

  • 1

    Radio