Kulturë Më shumë

Shkolla fillore ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’ shënoi ditën e themelimit të  saj

Prej tvteuta16:37, 11 Mars 2022

Dje me, me 10 mars shkolla fillore “Gjergj Kkastrioti – Skënderbeu” në Ostros shenoi ditën e themelimit të  saj.

Nuk ishte rastësi fakti që autori i monumentit të parë në gjuhën shqipe (Mesharit) Gjon Buzuku, ishte nga Kraja, nga kjo trevë me traditë në fushën e kulturës dhe arsimit mesjetar.’ Në qendër te kësaj treve, në Ostros, sot komuna e Tivarit, gjendët dhe vepron Shkolla fillore ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’.

Me këtë rast nxënësit, anëtarë të seksioneve që me sukses veprojnë këtu për moshatraët e tyre, dhe të tjërët shfaqën një program  me recitime. Duhet theksuar se me këtë rast seksioni letrar nxori numrin 24 të revistës së shkollës “Valët” në të cilën revistë krijimet e veta letrare i publikuan nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtori i shkollës z. Beqir Berjashi i cili vuri në dukje të arrituarat e këtij tempulli të diturisë, i vetmi ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në komunën e Tivarit.

Grupi dramatik i shkollës nën udhjeqjën e profesoreshës së letersisë dhe gjuhës shqipe Aishe Gjeçbritaj është duke dhënë kontributin e vet të pazëvendësueshëm në shënimin e Ditës së mësuesit. Edhe këtë vit aktorët e rinj të grupit, nxënësit e klasësë së nëntë shfaqën dramën “ Nuk vritet pranvera” të dramaturgut të madh Fadil Kraja.

  • 1

    Radio