Sociale Më shumë

Shërbimi i mbrojtjes dhe Shpëtimit : 500 intervenime në vitin 2015

Prej tvteuta10:08, 22 Dhjetor 2015

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit gjatë vitit 2015 ka pasur rreth 500 intervenime të natyrave të ndryshme. Sipas kryeshefit të këtij shërbimi Flamur Sella ky vit ishte vit rekord  sa i përket intervenimeve .

“Bllokimi I xhirollogarisë të komunës është reflektuar edhe në funksionimin normal të shërbimit tonë,jemi detyruar që të kërkojmë donacione nga ndërmarrjet tjera që të funksionojmë,mendoj këtu në karburantin që na nevojitet,-deklaroi kryeshefi Sella. Sa i përket dy intervenimeve në ambijente të mbyllura,Sellaj u shpreh se janë kryer me sukses,pasi që ishin informuar me kohë nga qytetarët,për shpërthimin e zjarrit,si në një shtëpi në Totosh dhe në një objekt ndihmës në Qyrkaj.

Njëherit ai apeloi tek qytetarët që ngrohen me dru, ti kontrollojnë dhe të pastrojnë oxhaqet e tyre .

  • 1

    Radio