Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në gatishmëri të plotë
Prej tvteuta18:17, 21 Mars 2020

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin i ka
marrë të gjitha masat mbrojtëse nga koronavirusi dhe se janë në gatishmëri të
plotë, thonë në këtë shërbim. Kryeshefi Saubih Mehmeti, deklaroi për Televizionin
Teuta se përveç sigurimit të dorezave dhe maskave janë pajisur edhe me mjetet
dezinfektuese, kurse disa ditë më parë u bë edhe dezinfektimi i objektit. Sipas
Mehmetit, punëtorët i përmbahen rregullave dhe mundohen të zbatojnë distancën
sociale , pasi objekti ka hapësirë të
mjaftueshme për respektimin e saj.