Rajoni/Bota Më shumë

SHBA do ia dhurojë Afganistanit tre milionë doza vaksinash anticovid

Prej tvteuta21:45, 25 Qershor 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do t’i dhurojnë Afganistanit 3 milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit. Karine Jean Pierre, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se dozat e vaksinës do të dërgohen duke filluar nga java e ardhshme, së bashku me oksigjen dhe furnizime të tjera. Ndërkohë, këtë të premte presidenti amerikan Joe Biden do të presë në Uashington udhëheqësit e Afganistanit, me të cilët pritet të diskutojë për tërheqjen e trupave të huaja nga ky vend. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë njoftuar se këtë javë, 55 milionë vaksnina do ti dhurohen vendeve të ndryshme të botës. Nga vendet e Ballkanit do të përfitojnë Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Deri më tani, janë shpërndarë 2.7 milionë vaksina në mbarë botën.

  • 1

    Radio