Sociale Më shumë

Seanca e Kuvendit me 28- 30 dhjetor. Në rend dite Plani hapsinor, buxheti, taksa e banimit

Prej tvteuta17:22, 23 Dhjetor 2016

Seanca e ardhshme e Kuvendi Komunal do të mbahet me 28 dhe30 dhjetor, mëson televizioni Teuta pranë burimeve nga klubet e këshilltarëve. Në rend të ditës do të jenë rebalanci i buxhetit për vitin aktual, propozimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, propozimi për rritjen e taksës së banimit, si dhe Plani hapsinor për territorin e Komunës së Ulqinit.

Televizioni Teuta mëson se ministria e zhvillimit të qëndrueshëm ka pranuar vërejtjet e Komunës së Ulqinit dhe në zonën e Valdanosit dhe Kripores nuk do të ketë ndërtim të kapaciteteve hotelerike.

  • 1

    Radio