Sporti Më shumë

Së shpejti në Ulqin organizohet Turneu Ndërkombëtarë i Miqësisë

Prej tvteuta16:00, 23 Shkurt 2018

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot drejtorin e Qendrës Sportive „Causheviq“ Misho Causheviq dhe ish-lojtarin e përfaqësueses të Jugosllavisë dhe futbollistin e KF „Sarajevo“ Mirsad Fazlagiq. Në takim morri pjesë edhe nënkryetari i Komunës i angazhuar për zhvillim të sportit dhe rinisë z. Arian Murati.

Në takim, palët arritën marrëveshtjen për organizimin e Turneut Ndërkombëtarë të Miqësisë me rastin e Ditës së Ulqinit në fillim të muajit prill të këtij viti.  Ky Projekt do të realizohet me bashkëpunim të Komunës së Ulqinit dhe QS „Causheviq“ ndërsa personalisht i angazhuar në organizimin dhe promovimin të këtij manifestimi sportiv do të jetë edhe z. Mirsad Fazllagiq. Në këtë turne pritet pjesmarrje masive e ekipeve nga Mali i Zi dhe shteteve të tjera të rajonit  si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në qytetin tonë.

  • 1

    Radio