Saubih Mehmeti i uron Vjosa Osmanit 13 vjetorin e Pavaresise
Prej tvteuta19:14, 17 Shkurt 2021

E nderuara, Presidente e Republikës së Kosëvës, zonja Vjosa Osmani
Kosova dhe populli i saj, me shumë vuajtje e sakrificë, rezistencë paqësore e luftën e ndritshme të UÇK-së, këtu e 13 vjetë më parë realizuan ëndrrën, nevojën dhe kërkesën më sublime, Pavarësinë e Republikës së Kosëvës, edhepse mbetet ende shumë punë , në ndërtimin e institucioneve të shtetit më të ri në botë, sundimin e ligjit dhe të së drejtës, konsolidimin e demokracisë, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut sepse Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë këtë.
Shpresojmë se pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe ngritjes së institucioneve të reja, pas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, Kosova do të përshpejtoj proceset e mbetura pezull, në liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, rritjen ekonomike e të mirëqënies, përmirësimin e mardhënieve me shtetet fqinje, do të jetë, si gjithmonë, faktor stabiliteti në Ballkan e me gjërë, me ç’rast do të ndikoj në fillimin e negociatave për integrimet euro atlantike, …
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, në këtë ditë të shënuar, më lejoni që në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, subjektit të pare politik shqiptar sot në Malin e Zi, dhe në emrin tim personal, t’Ju uroj Ju dhe mbarë qytetarëve të Kosovës, 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovë, shtet i pavarur dhe ndërkombëtarisht i njohur, me bindjen e plotë se ditë më të mira po vijnë për shqiptarët kudo që jetojnë, Kosovën dhe qytetarët e saj.
Urime 17 shkurtin Ditën e pavarësisë së Kosovës!
Përzemërsisht, K R Y E T A R I,
Saubih Mehmeti