Aktuale Më shumë

Sa të shqetësuar duhet të jemi për linë e majmunëve?

Prej tvteuta13:31, 13 Shtator 2022

Përhapja e lisë së majmunëve përbën emergjencë globale shëndetësore, që është niveli më i lartë i alarmit tha të shtunën drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

I identifikuar fillimisht te majmunët, virusi transmetohet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar. Deri në këtë vit, sëmundja virale është përhapur rrallë jashtë Afrikës, ku është endemike.

Por, raportet për një numër rastesh në Mbretërinë e Bashkuar, në fillim të muajit maj, kanë sinjalizuar se shpërthimi është zhvendosur edhe në Evropë.

Që atëherë, numri i rasteve është rritur në më shumë se 16.000 – në 75 vende. Deri më tani janë raportuar pesë vdekje – të gjitha në Afrikë.

Lia e majmunëve është një virus që zakonisht shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas OBSH-së, njerëzit kryesisht shërohen në një periudhë prej dy deri në katër javë.
Lia e majmunëve përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit intim – lëkurë më lëkurë – me dikë që ka skuqje aktive .

Megjithatë, ajo nuk transmetohet aq lehtë sa virusi SARS-CoV-2, që ka shkaktuar pandeminë COVID-19.

 

  • 1

    Radio