Politikë Më shumë

S.Guçi- rreth orës 20: 30 mund të presim rezultatet e para preliminare

Prej tvteuta14:39, 30 Gusht 2020

Zgjedhjet Parlamentare   po mbahen sot në Mal të Zi, në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike. Kryetari i Komisionit zgjedhor komunal,Sulejman Guçi deklaroi për televizionin Teuta se deri në ora 13 në Komunën e Ulqinit kanë votuar 7,543 votues ose  37,02 %.Guçi tha se deri më tani nuk është regjistruar ndonjë parregullsi e madhe,përveç disa problemeve teknike.Përndryshe zgjedhjet janë duke u monitoruar nga përfaqsues të partive politike,si dhe organizatave të akridetuara për vezhgimin e zgjedhjeve.Guçi u shpreh se rezultatet preliminare mund të priten rreth orës 20:30.

  • 1

    Radio