Aktuale Më shumë

Rrugët në lagjet e qytetit të Ulqinit, janë në gjendje të mjerueshme

Prej tvteuta19:16, 14 Janar 2022

Nga punimet që kanë filluar pothuajse gati para një viti, nga Komuna e Ulqinit.

Këto rrugë janë bërë problem për qytetarët dhe banorët qe frekuentojnë lagjën Mali i Bardhë dhe Kodra, si dhe në rrugën “Mehmet Gjyli” në lagjen Totoshi.

Banorët janë mjaft të indinjuar me gjendjen e rrugëve, po ashtu edhe me ritmin dhe volumin e punës. 

 

Kjo gjë krijon shqetësime të mëdha, vështirsi kalimi për kalimtarët, dhe më vështir e kalueshme për nënat me fëmijë. Mjafton vetëm renie te vogla te reshieve të shiut për ti bërë këto rrugë edhe më të veshtira për kalim, me balt dhe ujë.

 Vërehet se një pjesë e asfaltit tashmë nuk ekziston dhe se nevojitet ndërhyrje e shpejt për të normalizuar gjendjen. Banorët shprehin shqetsimet e tyre, për dëmet që po pësojn nga kjo rrugë.

 

  • 1

    Radio