Sociale Më shumë

Rruga Krythë – Ulqin : E rrezikshme për shkak të ngricës

Prej tvteuta16:50, 19 Dhjetor 2016

Gjendja në rrugët lokale të komunës së Ulqinit nuk është në nivelin e duhur. Duke pasur parasyshë edhe stinën në të cilën po hyjmë ku të ftohtit dhe ngricat e vështirësojnë qarkullimin e automjeteve Sekretari për Veprimtari Komunale Mustafë Gorana për Televizionin Teuta tha se do të përpiqën që të bëjnë sanim të rrugëve.

Edhe përkundër se edhe më herët janë bërë disa sanime, sekretari Gorana tha se ato prishen si shkak i cilësisë së dobët të shtrimit. Problem më i madhë për qarkullim ështe zona e Anës së Malit , posacerisht pjesa e Tunelit të Klleznës. Pasi kjo rrugë është rajonale, mirëmbajtja e saj nuk është në kompetencat e Komunës. Gorana shtoj se në rast të ngricave të medha jemi të gatshëm për ndërhyrje dhe hedhjen e kripës.

  • 1

    Radio