Aktuale Më shumë

Rritet çmimi i energjisë në Maqedoninë e Veriut

Prej tvteuta14:16, 1 Janar 2022

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajnë faturat e ardhshme të energjisë elektrike afro 10 për qind më shtrenjtë se sa tani. Kreu i Komisionit, Marko Bislimovski tha se ky është vendimi më i vështirë që nga themelimi i tij, pasi duhen balancuar interesat e kompanive që tregtojnë energjinë, por edhe të qytetarëve.

“Ngritja reale duhej të ishte diku 25 për qind, por komisioni ka kërkuar nga gjithë aktorët e kësaj fushe solidaritet dhe arritëm që çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë të rritet për 9.48 për qind”, tha Bislimovski. Energjia elektrike me tarifë të lirë që deri më tani zbatohej për dy orë gjatë ditës do të hiqet tërësisht dhe mbetet vetëm tarifa e lirë e natës dhe ajo e të dielës.

Komisioni Rregullator i Energjetikës e argumentoi këtë rritje me shtrenjtimin e energjisë në tregun evropian, ku edhe blihet energjia.

  • 1

    Radio