Rajoni/Bota Më shumë

REZOLUTË PËR DEMARKACIONIN ME MALIN E ZI

Prej tvteuta10:39, 26 Qershor 2015

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektrezolutën për demarkacionin me Malin e Zi. Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj Bujupi ka propozuar projektrezolutën në lidhje me demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi e që është përkrahur nga të gjitha partitë me deputetë shqiptarë.Sipas kësaj projektrezolute caktimi i kufijve me Malin e Zi të jetë vija kufitare sipas Kushtetutës së vitit 1974. Po ashtu sipas projektrezolutës kryeministri Isa Mustafa do të marrë masa nga Komisioni Shtetëror për caktimin e demarkacionit që të raportojë për shënimin e kufirit dhe për të gjitha diskutimet me palën malazeze.

  • 1

    Radio