Sociale Më shumë

Rexha kërcënon me vdekje prokurorin Resulbegoviq

Prej tvteuta15:51, 3 Shkurt 2018

Qytetari Mujo Rexha nga Ulqini, i cili ndodhet në burg duke vuajtur dënimin shumëvjeçar për mashtrim , e ka kërcënuar me vrasje prokurorin shtetëror në Ulqin, Faruk Resulbegoviq, raporton gazeta Vijesti. Resulbegoviq për kërcënimin  ka njoftuar shefen e Prokurorisë  së Ulqinit, Feriha Muratoviq, Prokurorinë e Lartë në Podgoricë dhe policinë. Prokurori Resulbegoviq ka qenë përfaqësues i akuzës në lëndët për mashtrim dhe ndërtim pa leje që janë ngritur kundër Rexhës. Kërcënimet e Rexhës i ka konfirmuar edhe avokati i tij Arben Hoxhiq, i cili më pas është tërhequr nga mbrojtja juridike e Rexhës. Kundër tij në procedurë janë  edhe hetime të tjera për mashtrime.

  • 1

    Radio