Politikë Më shumë

Reagon Komuna për çështjen Rudoviq: Gjykata ka kthyer procesin në fillim

Prej tvteuta16:22, 17 Mars 2017

Komuna e Ulqinit ka reaguar në lidhje me lajmin në disa media se Komuna e Ulqinit është paditur për 80.000 euro nga Momçillo Rudoviq për shkak të përfitimit të munguar. Nga Komuna thonë se janë të detyruar që për hirë të opinionit të sqarojnë se është e vërtetë se Gjykata Administrative ka anuluar vendimin e Komisionit, megjithatë, në bazë të atij vendimi, lënda veçse është kthyer komisionit në rishqyrtim dhe nuk iu dha asnjërit prej ofertuesve, përfshirë këtu edhe Rudoviqin e drejta e qirasë në objektin e përmendur. Komisioni ka vepruar në përputhje me aktgjykimin dhe ka sjellë një vendim të ri, i cili i dha fund kësaj procedure.

Përveç kësaj, duhet theksuar se Prokurori Special Shtetëror, me vendimin e 9 janarit të këtij viti e hodhi poshtë aktakuzën penale të Rudoviqit kundër anëtarëve të Komisionit për shpërdorim të dyshuar të detyrës. Kjo do të thotë se padia e tij është krejtësisht e pabazë, dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të fituar diçka të pamerituar, pasi që nuk arriti me akuza të ndryshme penale dhe fushatë mediatike të diskreditojë anëtarët e komisionit, edhe pse ishte i mbështetur nga disa gazeta dhe portale lokale, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit.

  • 1

    Radio