RASTI K1, NIMANBEGU I DREJTOHET KRYEMINISTRIT MARKOVIQ
Prej tvteuta19:45, 13 Dhjetor 2018
Rasti I ashtuquajtur K1, sipas Vendimit të Gjyqit të Apelit do të dëmtojë me shifra shumë milionëshe Komunën e Ulqinit, dhe si shprese e fundit mbetet që në afat sa më të shpejtë të drejtohet tek Gjyqi Suprem.
Dje gjatë Orës së Kryeministrit, menjëherë pas marrjes së lajmit për këtë Vendim, nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu ka reaguar te Kryeministri Markoviq duke ju sugjeruar që të mbahen takimet dypalëshe në mes të Qeverisë dhe Komunës, me qëllim që të mos lejohet dëmi finansiar afatgjatë ndaj Komunës së Ulqinit. Kryeministri Markoviq tha se do të ballafaqohen me këtë sfidë e cila sado e vështirë është për Komunën e Ulqinit, e vështirë do të jetë edhe për Qeverinë. Markoviq poashtu theksoi se sado të rënda që janë Vendimet e gjyqeve, ato duhet ti respektojmë.