Rajoni/Bota Më shumë

Rast i rëndë : Pas një konflikti për hapësirën e plazhit në Velipojë kanë vdekur..

Prej tvteuta11:48, 27 Qershor 2021

Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. Nipi i Kujtim Ferracakut, Elmilind Dyli, ka marrë një plumb në gju dhe mjekët po mendojnë t’i presin këmbën. I plagosuri tjetër është vëllai i Ferracakut, 54 vjeçari Hasan Ferracaku i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit.  Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018.

Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët. Nga informacionet paraprake mësohet ka qenë pikërisht anëtarët e familjes Ferracaku të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin ‘Gocaj’ për të sqaruar konliktin për shezlongët. Dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet asnjë konflikt i mëparshëm mes këtyre dy familjeve.

  • 1

    Radio