Sociale Më shumë

Rakoçeviq :  Nuk ka asnjë arsye për shqetësim, por ka shumë vend për  kujdes

Prej tvteuta11:52, 16 Qershor 2020

Pasi Mali i Zi regjistroi dy raste të importuara të koronavirusit, nuk ka asnjë arsye për shqetësim, por ka shumë vend për të qënë të kujdesshëm tha mjekja e Institutit të Shëndetit Publik, Bozhidarka Rakoceviq. Ajo  tha për RTMZ se një person i infektuar kishte kontakte me dy persona ndërsa  tjetri me dhjetë prej tyre, dhe se të gjithë janë në izolim. Rakoceviq përsëriti se bëhet fjalë për persona që nëperiudhen e kaluar kishin jetuar në Bosnje dhe Hercegovinë.”Rreziku epidemiologjik ekzistonte tashmë kur filluam hapjen e kufijve, kështu që rastet e importuara nuk na surprizuan”, deklaroi ajo. “Deri më tani, ne kemi identifikuar një person si në kontakt me dy persona, të cilët tashmë janë në izolim”, tha ajo.Sipas Rakočević, tjetri ishte në kontakt me dhjetë persona. Ajo theksoi se ata janë duke monitoruar situatën epidemiologjike, të gjitha kontaktet janë vendosur në vetë-izolim, kështu që nuk duhet të ketë arsye për shqetësim.

  • 1

    Radio