Sociale Më shumë

Raduloviq dhe Gjukanoviq mohuan se kishin fyer mbi baza nacionale

Prej tvteuta16:28, 27 Shkurt 2017

Deputeti  i Frontit Demokratik,  Branko Radulloviq,  hodhi poshtë  akuzat para prokurorit themelor se dhjetë ditë më parë, gjatë incidentit në Parlament ka kryer vepër penale të sjelljes së dhunshme. Ai theksoi se askush nuk është ofenduar në baza fetare dhe etnike. “Në qoftë se unë  kisha dashur një   konfrontim fizik me deputetët Partisë Demokratike të Socialistëve, do ta kisha bërë në mënyrë të përshtatshme.  “Ajo që është parë në filmime ishte reagimi im në sjelljen e deputetëve të PDS që nga deputetët që vetëm çojnë gishtin dhe janë shëndrruar në skuadër pushkatimi. ” ka thënë Radulloviq pas marrjes në pyetje.

Deputeti i Frontit Demokratik  Millutin Gjukanoviq, i cili gjithashtu dëshmoi para prokurorit, tha se është e qartë se prokuroria ka vepruar me urdhër të PDS-së, dhe kundër grupit më të fortë opozitar.” Gjukanoviq përsëriti  para prokurorit se kolegun nga PDS-ja Luigj Shkrelin, nuk e ka fyer në baza nacionale por në baza njerëzore.

  • 1

    Radio