Qendra për Kulturë: Promovim i filmit për gjuhën e urrejtjes
Prej tvteuta29 December 2016
OJQ “35mm” nga Podgorica, sot në ambientet e Qendres për Kulturë në ora 16.00 do të prezantojnë filmin me metrazh të shkurtër “SIGEMBR”. Ky realizim 10 minutësh merret me problemin e gjuhës së urrejtjes, format e saj, si dhe grupet për të cilat më së shpeshti manifestohet. Filmi është bërë në kuadër të projektit “Ballkani pa urrejtje”, i cili është realizuar nga OJQ “35mm” në bashkëpunim me organizatat partnere nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Estonia, Greqia, Italia dhe Rumania. Filmi është xhiruar në gusht 2016, në vende të ndryshme në të gjithë Malin e Zi. Në të kanë punuar 30 të rinj të cilët dëshironin të vënë në dukje vështirësitë në shoqëritë ku jetojnë, dhe për t’u dhënë të rinjve ide se si të përballen me këtë fatkeqësi. Objektivi kryesor i këtij projekti është të hetojë se si të rinjtë dhe puna e të rinjve mund të kontribuojnë në krijimin e dokumentarëve origjinale mbi të rinjtë dhe shoqëritë multikulturore në të cilat jetojmë.