Slider Më shumë

Pushimet shkollore vazhdohen deri më 31 janar

Prej tvteuta18:50, 14 Janar 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, duke respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe masat aktuale epidemiologjike, ka vendosur të shtyjë fillimin e gjysmës vjetorit të dytë deri më 31 janar të vitit 2022. Siç theksojnë në njoftim, vendimi është marrë në marrëveshje me Sindikatat e Arsimit të Malit të Zi.

Ministria ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të periudhës së tretë të klasifikimit për 31 janar 2022. Institucionet arsimore janë të obliguara të kompensojnë ditët e punës për javën e parë gjatë gjysmës së dytë të vitit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

  • 1

    Radio