Sociale Më shumë

Puntoria: “Mali i Zi si shtet multietnik”

Prej tvteuta13:10, 1 Tetor 2015

Instituti GOETHE nga Gjermania zhvilloi me gjimnazistët e Ulqinit, Beranes dhe të Podgoricës puntorinë 6 ditore me temë “Mali i Zi si shtet multietnik”. Nxënësit pjesmarrës të kësaj puntorie janë nxënësit të cilët mësojnë gjuhën gjermane nga profesorët gjerman. Kjo puntori në vete përfshiu të mësuarit e të realizuarit video. Udhëheqës të kësaj puntori janë profesor Kurt Shlegel dhe regjisor Sinisha Galliq i cili për mikrofonin e televizionit Teuta tha se qellimi i kësaj puntori është kumunikimi sa më i lirshëm në gjuhën gjermane, njohja me teknologjinë dhe realizimi i punës së një videoje.
Ai ndër te tjera shtoj se kjo është hera e parë që punon me nxënës nga Mali i Zi dhe po merr mbresa të mira.
Nxënësit gjatë ketyre ditëve kanë pasur mundësinë që të kumunikojnë së bashku në gjuhën gjermane duke e përvetësuar edhe më shumë atë. Kanë mësuar se si të fotografojnë, filmojnë , të zhvillojnë biseda me njerëy të thjesht në qytet si dhe me përsona publik.
Produkti final i 6 ditëshit është realizimi i përbashkët i nxënësve të filmit me titull “Mali i Zi si shtet multietnik”, të cilin do ta shfaqin edhe për nxënesit e tjerë në shkollat e tyre.

  • 1

    Radio