Aktuale Më shumë

PSD i jep përkrahje Gjukanoviqit

Prej tvteuta17:25, 29 Mars 2023

Partia Socialdemokrate (SDP) do të mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ata kandidatin e Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq, e cilësojnë si përfaqësues të “valës klero-nacionaliste” nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, duke arsyetuar se mbështetjen e PSD-së nuk mund ta ketë një kandidat që ” anëtarët dhe votuesit e kësaj partie i quan fashistë, vetëm se i tregojnë për gabime”. Kryesia e PSD-së njoftoi se zgjedhjet e 2 prillit janë një moment i rëndësishëm politik që “do të udhëzojë drejtimin strategjik në të cilin do të lëvizë Mali i Zi”.

“Me gjithë dallimet ekzistuese, në zgjedhjen mes këtyre dy platformave politike, përcaktimi ynë është që fitues në zgjedhjet e 2 prillit të jetë zoti Gjukanoviq. Humbja e atyre strukturave politike që qëndrojnë pas z. Millatoviq është e nevojshme që Mali i Zi të ruajë orientimin properëndimor dhe pavarësinë thelbësore dhe të vazhdojë të zhvillohet si një shoqëri moderne, laike, dhe qytetare. Në përputhje me këtë ftojmë votuesit tanë të mbështesin Gjukanoviq”, përfundon deklarata.

  • 1

    Radio