Aktuale Më shumë

Protestë për shkak të uljes së kompensimit për nëna

Prej tvteuta16:02, 21 Dhjetor 2016

Nënat nga Bijello Polje kanë njoftuar se të premten do tu bashkangjiten nënave nga Rozhaja në protestën kundër uljes së kompnesimeve të tyre në masën për 25%.  Ato kanë vendosur që të premten në ora 13.00 të mblidhen para Komunës dhe në këtë mënyrë të shprehin pakënaqësinë e tyre, tha përfaqsuesje e nënave Sabira Karahmetoviq.

Ato thonë se kjo ulje godet standardin edhe ashtu të kërcënuar jetësor të familjeve të tyre dhe se vetë masa është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen sociale të votuar në Kuvendin e Malit të Zi. Ato qartazi kanë shprehur vendosmërinë  e tyre se protesta nuk do të ndalet deri sa të hiqet dorë nga kjo ulje, dhe i ftojnë të gjitha organizatat joqeveritare që ti përkrahin në këtë protestë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio