Aktuale Më shumë

Protesta para Qeverisë për Marrërveshjen me KOS. Zirojeviq: Kapitullim i Malit të Zi

Prej tvteuta16:17, 30 Qershor 2022

Lidhur me përmbajtjen e Marrëveshjes Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, në Podgoricë sot u organizua protestë, në të cilën morën pjesë zyrtarë dhe anëtarë të Socialdemokratëve, si dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Në protestën para ndërtesës së Qeverisë, zëdhënësi i Socialdemokratëve, Nikolla Zirojeviq tha se versioni punues i Marrëveshjes Themelore nënkupton kapitullimin e heshtur të Malit të Zi para projektit të botës serbe. Ai shtoi se nuk mund të lejojnë që objektet e Kishës Ortodokse Serbe të jenë ambasada dhe konsullata të një vendi tjetër.

“Prandaj nga ky vend u bëjmë thirrje para së gjithash subjekteve që kanë qenë opozitë bashkë me ne, të anulojmë mbështetjen për Qeverinë e Dritan Abazoviq dhe të fillojmë procedurën e shkarkimit të Qeverisë”, tha Zirojeviq.

Aktivisti qytetar Aleksandër Zekoviq beson se kjo përmbajtje e marrëveshjes bazë paraqet nënshtrimin e Malit të Zi ndaj një bashkësie fetare dhe Serbisë.

Aktorja, Ana Vujosheviq, tha se ata nuk pajtohen me zhdukjen dhe plaçkitjen e trashëgimisë kulturore malazeze. “Nuk është vetëm një përpjekje për të çrrënjosur identitetin malazez. E ardhmja e fëmijëve tanë është në rrezik,” tha Vujosheviq.

Ajo theksoi se Kisha e Serbisë dhe shteti i Serbisë nuk mund të bëhen pronarë të së kaluarës së Malit të Zi. Nebosha Mrvaljeviq tha se askush nuk mund të jetë jashtë ligjit, dhe se nuk duhet të luhet me konceptin e edukimit fetar. Ai theksoi se natyrisht duhet të ketë një marrëveshje me të gjitha bashkësitë fetare, por një marrëveshje që nuk do ta mohojë ekzistencën e Malit të Zi, dhe se ky i fundit duhet të mbetet shtet laik.  Tubimi i radhës është caktuar për të hënën, dhe organizatorët kanë ftuar që të marrin pjesë edhe subjektet e tjera politike.

  • 1

    Radio