Aktuale Më shumë

Promovohet libri i bilbiotekistit Fadil Kroma

Prej tvteuta12:24, 24 Dhjetor 2015

Në sallën e Bibliotekës së Ulqinit në prezencën e një numri të madh të qytetarëve u promovua libri “Shënimet e Bibliotekistit”,të autorit Fadil Kroma,i cili u shkrua me rastin e shënimit të jubileut të 130 –vjetorit të themelimit të sallës së leximit ”Mirko Srzentiq”në Ulqin.

Ky është libri i parë i bilbiotekisit më të njohur nga Ulqini,për të cilin folën akademiku Zuvdija Hoxhiq, dr Nail Draga,Aleksadnar Aco Janinoviq, Milla Çordasheviq dhe udhëheqësja e bibliotekës Ardita Rama.

Autori i librit i cili 36 vite ka punuar në Bibliotekë si drejtor e më vonë si udhëheqës i saj u shpreh se gjatë punës së tij është ndeshur me shumë vështirësi dhe shpifje e trillime të pavërteta,për të cilat hollësisht kam rrëfyer në këtë libër si mësim për gjeneratat e reja.Qëllimi i rrëfimit është se e keqja kurrë nuk do të triumfoi mbi të mirën-u shpreh Kroma.

Daljen në dritë të këtij libri  e mundësoi Ministria e Kulturës,Fondi për pakica dhe Komuna e Ulqinit.

  • 1

    Radio