Politikë Më shumë

  Profesionaliteti i APK-së, kyç për antarsimin në BE

Prej tvteuta09:47, 7 Shkurt 2018

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Malit të Zi e cila nga Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit ka kërkuar që të rishqyrtojë qëndrimet e Agjencisë të cilat kanë të bëjnë me konfliktin e interesave të anëtarëve të Këshillit të Radiotelevizionit të Malit të Zi. Të premten Qeveria i ka rekomanduar Këshillit të Agjencisë që të shqyrtojë veprimtarinë e kësaj Agjencie kur është fjala për vërtetimin e konfliktit të interesave të anëtarëve të RTMZ-së. Zëdhënësja e Komisionit evropianë ,Maja Kociançiq, ka deklaruar se liria e fjalës dhe e mediave është njëra ndër vlerat themelore të BE-së dhe element kyç i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Kociançiq në deklaratën dhënë agjencisë Mina ka theksuar se BE përcjell me vëmendje vendimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me të gjitha rastet lidhur me anëtarët e Këshillit të RTMZ , përfshirë këtu edhe Nikolla Vukçeviqin.

  • 1

    Radio