TURIZËM Më shumë

Prezantohet ofertuesi më i mirë për ndërhyrjen emergjente në Adën e Bunës

Prej tvteuta15:10, 28 Janar 2021

Sot u prezantua zyrtarisht, ofertuesi më i favorshëm i zgjedhur në prokurim për ndërhyrjen emergjente me qëllim të ndalimit të erozionit të plazhit në pjesën perëndimore të Adës së Bunës. Konsorciumi në fjalë është “Del Global” sh.p.k. i përbërë nga kompania “Global Project” nga Podgorica dhe kompania “Del Mar” nga Budva, dhe punimet, siç u përmend më herët, do të parashikojnë prodhimin e naperëve me gjatësi prej 130m , si dhe rërë në plazh në vëllim prej 1500 m3. Me marrëveshje midis ndërmarrjes “Të Mirat Detare” dhe Drejtorisë së Ujërave, u ra dakord që materiali për ndërtimin e mbrojtësve dhe mbushjen e plazhit në Adën e Bunës do të të sigurohet falas. Vlera totale e kontratës është 33,000.00 € (pa TVSH), dhe dokumentacioni i tenderit parashikon që afati i fundit për përfundimin e punimeve është 20 ditë nga data e prezantimit të ofertuesit të përzgjedhur.

  • 1

    Radio