Aktuale Më shumë

Prezantohet filmi dokumentar “Shejlla”

Prej tvteuta16:49, 22 Nëntor 2022

Shoqata e aktrimit “Arlekin” nga Podgorica bëri sot prezantimin e parapremijerës së filmit dokumentar “Shejlla” I autorit Velibor Çoviq. Filmi sot për herë të parë u paraqit para një numri të caktuar të musafirëve, kryesisht të përfaqësuesve të lartë zyrtarë vendas dhe të huaj si dhe në prani të prindërve dhe familjarëve të Shejllës. Filmi dokumentar flet mbi jetën e vajzës 19 vjeçare Shejlla Bakija e cila kishte dëshira të shumta për të realizuar, e një ndër dëshirat e saja ishte edhe aktrimi. Mirëpo çdo gjë mbeti vetëm ëndërr e parealizuar, sepse u vra mizorisht me 30 shtator 2021.
Ajo edhe pse e kishte paraqitur dhunën, institucionet nuk kanë reaguar për të parandaluar vrasjen e saj, prandaj filmi jep mesazh për institucione që të veprojnë me azhuritet ndaj dhunës, si dhe u jep kurajo viktimave që të paraqesin dhe denoncojnë rastet.

Shfaqja e filmit nuk la indifferent asnjë njeri në sallë. Dhimbja, emocionet dhe lotët shiheshin në fytyrën e secilit. Për pak çaste mbizotëroi heshtja. U mbyll perdja e filmit sikurse edhe kapitulli I posafilluar I jetës së Shejllës…..
Pas shfaqjes së filmit u mbajt edhe panel diskutimi I udhëhequr nga Ivona Çoviq Jaqimoviq, kurse pjesëmarrëse ishin: Maja Jovanoviq, u.d.e Prokurorit të lartë shtetërorë, Cristina Oana Popa-shefja e delegacionit të Unionit Evropian në Mal të Zi, Vesna Paviqeviq-përfaqësuese e Klubit të grave në Parlamentin e Malit të Zi, Maja Raiçeviq nga OJQ ” Qendra për të drejtat e femrave” dhe Daliborka Uljareviq-nga OJQ “Qendra për edukim qytetarë”.

  • 1

    Radio