Sociale Më shumë

Përmbytje në Tiranë e Lezhë

Prej tvteuta09:56, 7 Janar 2016

Tirana dhe Lezha janë përfshirë nga reshje të shumta shiu dhe për rrjedhojë në këto qarqe ka një situatë problematike, Shkodra është nën kontroll.Kështu është shprehur Shemsi Prençi, Drejtor i Emergjencave Civile gjatë një prononcimi për një media.

Mësohet se në Tiranë problem është zona e Pallatit me Shigjeta, Zona e Brrylit, tek Materniteti, por edhe tek Ish-Ekspozita, pranë Lulishtes 1 Maji. “Fluksi prurjeve tek lumi Tiranës është maksimal, ç’ka ka shkaktuar problematika të caktuara në shtratin e lumit, duke dalë edhe në rrugë në zona të caktuara. Ftoj qytetarët të limitojnë lëvizjet”, tha ai. “Qarku Lezhës është një nga zonat më problematike. Deri më tani kemi rreth 20 familje të evkuuara, teksa pritet të evakuohen edhe të tjera familje”, vijoi Prençi, i cili shtoi se në Shkodër situata është nën kontroll dhe po monitorohet.

Kreu i Emergjencave Civile shtoi gjithashtu se të gjithë hidroforët po punojnë me kapacitet maksimal për të bërë menaxhimin e ujërave me sukses.

  • 1

    Radio